Fjala e plotë e Drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit z.Dritan Sejko në konferencën “Siguria Ushqimore Sifdë për Shqipërinë Europiane”.

Drejtori i AKU-së Dritan Sejko: Shumë shpejt do të bëjmë funksional portalin online “Inspektori Dixhital” i cili do të bëjë të mundur përcjelljen në kohë reale, me zë dhe figurë, çdo shqetësim dhe perceptim që kanë konsumatorët në lidhje me sigurinë ushqimore dhe AKU do të jetë prezente në kohë reale për çdo rast të shqetësimit të qytetarëve për verifikimin dhe marrjen e masave të duhura për çdo shqetësim të denoncuar në këtë portal.


KONFERENCA II

SIGURIA USHQIMORE SIFDË PËR SHQIPËRINË EUROPIANE

Të nderuar pjesëmarrës!

Kam kënaqësinë t`ju uroj mirëseardhjen në këtë konferencë shkencore të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Unë dëshirojdhe shpresoj që konkluzionet e kësaj konference shkencore të shërbejnë në përmirësimin dhe forcimin e synimit, që ka institucioni në të ardhmen, për strukturimin e veprimtarisë së tij mbi baza kërkimesh shkencore, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Siguria ushqimore është një sfidë e madhe, jo vetëm për një vend të vogël si Shqipëria, por edhe për vendet e zhvilluara.

Përmbushja e misionit për mua si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është një sfidë kombëtare,ështëfokusimi në drejtim të vendeve të zhvilluara për të ecur përpara me besim dhe qëndrueshmeri sipas standardeve ekonomike dhe shkencore që kanë sot vendet e zhvilluara europiane.

Referuar kërkesave të Progres Raportit nga Komisioni Europian, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka punuar dhe do të punojë për forcimin e një sistemi të qëndrueshëm tekniko-menaxherial duke propozuar:

  1. Përmirësimine kuadrit ligjor dhe përqasjen me legjislacionin e BE;
  2. Rritjen e kapaciteteve tekniko-profesionale për vlerësimin e riskut, ku në takimet e ardhshme të Paneleve Shkencore, do të adresojmë çështje emergjente tëfushave përkatëse për konkluzionet përfundimtare;
  3. Plan – Veprimet për zhvillimin e kapaciteteve nëpërmjet organizmave kombëtare dhe ndërkombëtare (si EFSA, TAIEX, BTSF, ËTO, USAID, IFC/ËBG, UNECE, UNCTAD, etj.),
  4. Përmirësimin e cilësisë së inspektimeve;
  5. Përmirësimin e bashkëpunimit me institucionet e tjera të përfshira në menaxhimin e riskut.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në përqasjen e tijpër vizionin që ka për konsolidimin e një autoriteti jetëgjatë për të arritur qëllimin final të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit, sigurinë dhe cilësinë ushqimore, punon në mënyrë konsistente dhe koherente për të dhënë kontribut konkret, në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me direktivat dhe rregulloret e BE.

Një nga çështjet prioritare që ngrihen në Komisionin Europian është procesi i përputhshmërisë së Ligjit të Përgjithshëm të Ushqimit tëvitit 2002 për të gjithë vendet e BE dhe ato kandidate.

Në këtë moment, marr si shembull konkret Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, si një strukturëe përshtatur bazuar praktikave të fundit europiane, një model që ka rezultuar mjaft i suksesshëm në rajon dhe me gjerë dhe sugjeroj implementimin e tij dhe në vendin tonë.

Çështje të tjera në vëmendje të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjithmonë duke theksuar faktin se institucioni është në linjë me standardet që dikton vetë koha, janë:

  • finalizimi i një plani për menaxhimin e krizave ushqimore;
  • përsosja e procedurës se Informimit të Shpejtë Alert (RASFF) në kanalet e brendshme të komunikimit të riskut;
  • Ristrukturimi dhe forcimi i rrjetit të laboratorëve të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë, brenda strukturave tëAutoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, institucioni përgjegjës për garantimin e sigurisë ushqimore në vend, për të përmbushur misionin e tij bashkëpunon ngushtë me institucione të tjera dhe një sërë aktorësh dhe faktorësh.

Vlejnë për t`u përmendurmarrëveshjet e bashkëpunimit që Autoriteti ka nënshkruar, me:

  • Autoritetin Europian tëSigurisë Ushqimore (EFSA)2016-2018” në kuadër të instrumentit tëasistencës për para-aderimin 2014-2020 (IPA II) meqëllim financimin e implementimit të veprimtarive të quajtura “masa përgatitore për pjesëmarrjen e vendeve kandidate dhe potencial kandidate në EFSA”, objekti i së cilës është ngritja dhe forcimi i kapaciteteve të vlerësimit të riskut.
  • Institutin Federal të Vlerësimit të Riskut në Gjermani (BfR) për përfshirjen e profilit tëShqipërisë në Almanakun e sistemeve të sigurisë ushqimore të Bashkimit Europian, që pritet të botohet në fillim të vitit 2017.
  • Universitetin Bujqësor të Tiranës, partner në fushën kërkimore shkencore.
  • Policinë e Shtetit me qëllim realizimin e Planit operacional tëpërbashkët për luftën pa kompromise kundër kriminalitetit dhe informalitetit në sigurinë ushqimore.

Element tjetër shumë i rëndësishëm është bashkëpunimi me konsumatorin duke e ndërgjegjësuar atë për rëndësinë që ka siguria dhe cilësia ushqimore .

Në gjykimin tim partneri ynë i parëështë konsumatori.

Për këtë arsye, shumë shpejt do të bëjmë funksional portalin online “Inspektori Dixhital” i cili do të bëjë të mundur përcjelljen në kohë reale, me zë dhe figurë, çdo shqetësim dhe perceptim që kanë konsumatorët në lidhje me sigurinë ushqimore,

dhe AKU do të jetë prezente në kohë reale për çdo rast të shqetësimit të qytetarëve për verifikimin dhe marrjen e masave të duhura për çdo shqetësim të denoncuar në këtë portal.

Duke i uruar suksese kësaj konference, uroj dhe shpresoj që konkluzionete saj të jenë udhërrëfyes jo vetëm për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, por edhe për Qeverinë Shqiptare.

Shumë faleminderit për vëmendjen!

16/12/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme