Tërhiqet përkohësisht nga tregu djathi Gorgonzola

Tërhiqet përkohësisht nga tregu djathi Gorgonzola. Ky djath tregtohej në supermarketet Conad dhe kompania e ka tërhequr ditën e sotme nga të gjitha pikat e shitjes. Shkak për këtë tërheqje nga tregu është bërë një sasi djathi Gorgonzola, e cila ka rezultuar  me probleme në Itali. Bëhet fjalë për produktin “Gorgonzola S&D” 200 gr me nr. Lotto: 16279048, për të cilin kanë nisur procedurat e tërheqjes së produktit nga pikat e shitjeve, si pasojë e një mos përputhshmërie mikrobiologjike në disa pika shitjeje në Itali. 

Pavarësisht  se  nuk bëhet fjalë për të njëjtin prodhim, përkohësisht është marrë masa e tërheqjes nga tregu nga vetë kompania Conad deri në daljen e rezultateve të analizave. Ndërkohë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ,po kryejnë kontrolle në markete dhe supermarkete, për të verifikuar ,nëse është tërhequr e gjithë sasia e djathit Gorgonzola. Mostrat e këtij djathi do dërgohen në laboratorin e references në ISUV ,nga ku pritet edhe rezultati i analizave. Qytetarët të cilët e kanë blerë këtë lloj djathi, mund ta kthejnë në në pikat e shitjes.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve të AKU-së, si dhe të denoncojnë çdo rast të cënimit të sigurisë ushqimore

10/11/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,