AKU bllokon salçice me prani të  Salmonella spp në një restorant në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi me salçiçe, të cilat u konstatuan nëpërmjet raport-provës së analizuar në ISUV, me prani të salmonelës spp.

Këto mostra, të cilat dolën me prani të salmonelës janë produkte të prodhuara në ambientet e këtij biznesi, dhe prodhimi i  tyre, ishte vetëm për konsum brenda restorantit.

Me marrjen e njoftimit nga ISUV për ketë alert, trupa inspektuese e DRAKU Tiranë, ka bërë bllokimin e linjës së prodhim-përpunimit të këtij produkti dhe asgjësimin e sasinë së  bllokuar të  produkttit salcice, nga e cila u mor kjo mostër, ku u konstatua prania e salmonelës spp.

Referuar kërkesave të Ligjit nr.9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” i ndryshuar, ndaj këtij operatori biznesi, u mor masa administrative gjobë 300.000 lekë, për tregtim të ushqimit të pasigurtë . 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton , se kontrollet do të vijojnë në të gjitha OBU-të me aktivitet prodhues, përpunues dhe tregtues , me qëllim sigurinë ushqimore dhe  mbrojtjen e konsumatorit.

17/10/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme