Shkarkohen nga puna dy inspektorë të AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shkarkuar nga detyra dy inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, Etrit Berisha dhe Indrit Korbi. Pas ngritjes së Komisionit të Disiplinës, fillimisht është marrë masa pezullim nga detyra dhe më pas ky Komision, ka vendosur lirimin nga Shërbimi Civil, për rrjedhojë pushimin nga puna.

Dy inspektorët janë filmuar teksa bisedonin me një tregtar peshku, të cilit i kanë marrë 20 mijë lek, për të mos e gjobitur, duke shpërdoruar detyrën në mënyrë flagrante. Komisioni Disiplinor i ngritur nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, z.Dritan Sejko, vendosi shkarkimi nga detyra dhe lirimin nga Shërbimi Civil.

Të dy ketë inspektorë akuzohen për shkelje të rënda si:

1.Shkelje shumë të rënda ligjore që konsistojnë në, moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore, për përmbushjen e detyrave funskjonale, parashikuar nga neni 57, pika 2, gërma c, e ligjit 152/2013 “Për Nënpunësit Civili”, i ndryshuar.

2.Përfitimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të të dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës, shkelje të cilat kanë sjellë pasoja shumë të rënda në uljen e imazhit të institucionit, parashikuar nga neni 57, pika 2, gërma d, e ligjit 152/2013 “Për Nënpunësit Civili”, i ndryshuar.

  1. Shkelja e rregullave të Kodit të Etikës së inspektorit.

Shkarkimi është bërë pas denoncimit që është bërë në emisionin “Fiks-Fare”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë cdo rast abuzimi me ushqimet, si dhe shkeljet që mund të bëjnë inspektorët.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,