AKU inspektime në tregje, 2.3 milionë lekë gjoba ndaj bzineseve, parlajmërime për bllokim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime në 3 tregjet kryesore në Tiranë, ku janë marrë masa me gjobë 300 mijë lekë, deri në paralajmërime për bllokim aktiviteti. AKU ka kryer kontrolle në Tregun e Kombinatit, në Tregun në hyrje të Ish-Uzinës “Dinamo” dhe në Tregun Agro-Ushqimorë në rrugën Tiranë-Durrës.

Inspektorët e AKU kanë konstatuar se, shumica e subjekteve tregtonin produkte, duke mos plotësuar kushtet higjeno-sanitare. Konkretisht, produktet si djath, peshk, gjalp, gjizë, ullinj, mish etj, tregtoheshin jashtë ambjeneteve, duke mos u mbajtur në frigoriferë, ashtu siç e parashikon ligji.

Inspektorët e Drejtorisë Rajopnale të AKU-së Tiranë kanë vendosur gjoba për 10 subjekte. Gjithashtu këto biznese janë paralajmëruar për bllokim të produkteve, nëse do të konstatohet se, i tregtojnë përsëri ato, në ambjentet jashtë biznesit.Inspektime

Në Tregun e Kombinatit, 3 subjekte janë gjobitur me 700.000 lekë gjithësej.
Në Tregun në hyrje të ish-Uzinës “Dinamo”, 4 subjekte janë gjobitur me 750.000 lekë gjithësej.
Në Tregun Agro Ushqimor në rrugën Tiranë-Durrës, 3 subjekte janë gjobitur me 900.000 lekë gjithësej.

Gjobat që ka vendosur Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit në vetëm një ditë, kapin shifrën e 2.350.000 lekë.

Në disa raste, produkte si gjiza apo djathi, shiteshin në rrugë dhe për këto subjekte është vendosur gjobë 300.000 lekë dhe u la detyrë të plotësoheshin kushtet, në të kundërt do merret masa për pezullim aktiviteti.
Ky aksion, fillimisht është kundërshtuar nga tregtarët, por më pas shumica prej tyre kanë pranuar se nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare.

Aksioni i AKU-së, ka për qëllim ndërgjgjësimin e Operatorëve të Biznesit Ushqimor, për të tregtuar produktet ushqimore, Djathashtu siç parashikon ligji dhe heqjen nga tregu të çdo lloj ushqimi që mund të përbëjë rrezik për konsumatorët.

Gjithashtu Autoriteti Kombëtarë i ushqimit po kryen kontrolle edhe në tregje të tjerë, për të parë nëse plotësojnë kushtet higjeno-sanitare.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi me ushqimet, në tregje dhe nëpër biznese.

27/09/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme