Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u prezantua sot drejtori i ri, i sapoemëruar në këtë detyrë nga Kryeministri Edi Rama. Ai është Z.Dritan Sejko, i cili deri tani mbante postin e Zëvendësdrejtorit të Hipotekës Tiranë. Z.Sejko zëvendësoi në këtë detyrë Z.Isuf Shehu, i cili e mbante këtë post që prej muajit shkurt të këtij viti.

Në ceremoninë e prezantimit të drejtorit të ri të AKU-së, ishte i pranishëm dhe Ministri i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, i cili duke falenderuar Z.Shehu për punën e tij në këto 7 muaj e duke pranuar dorëheqjen e tij për arsye personale, i uroi Z.Sejko suksese në vazhdimin e ecurisë së AKU-së. Drejtori i ri i këtij institucioni do të çojë më para zhvillimin e tij dhe projektet e lëna në mes nga paraardhësi i tij, Z.Shehu”, deklaroi ministri, duke shprehur vlerësimet e tij edhe për stafin e këtij institucioni.

Z.Sejko deklaroi para stafit të AKU-së, se do ta çojmë përpara institicionin dhe projektet e papërfunduara të Z.Shehu dhe u shpreh, se është optimist për të vazhduar në këtë rrugë.

Ndërsa Z.Shehu tha, se në këtë 7 muaj, është përpjekur që ta shndërrojnë AKU-në në një institucion transparent me publikun dhe me institucionet e tjera, si dhe se nismat e nisura, disa u arritën dhe disa të tjera janë në proces.

05/09/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme