Autoriteti Kombëtar i Ushqimit merr masa të menjëhershme, në lidhje me zbatimin e Urdhërit të Ministrit të Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, Nr. 372, datë 08.07.2016, sipas të cilit “ndalohet importi dhe tranzitimi nga shtetet Kosovë, Serbi, Greqi dhe Bullgari për në territorin e Shqipërisë, për kafshët e gjalla gjedh, që preket nga sëmundja Dermatoza Nodulare e Gjedhit (LSD), si dhe ndalimin e importit nga Kosova, Serbia, Greqia e Bullgaria në terrirotin e vendit tonë, të spermës së kafshëve të llojit gjedh, që preken nga sëmundja ne fjalë”.
Po ashtu, udhëri i Z.Panariti ndalon importin e mishit të freskët të kafshëve të llojit gjedh që preken nga sëmundja LSD, si dhe materialin patologjik dhe produktet biologjike të kafshëve të llojit gjedh, që preket nga kjo sëmundje, që nuk i janë nënshtruar proceseve, të cilat sigurojnë shkatërrimin e virusit të Dermatozës Nodulare të Gjedhit.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duhet të informojë rregullisht, brenda 24 orëve për të gjitha produktet me origjinë nga gjedhët që vijnë nga Kosova, Serbia, Greqia dhe Bullgaria, të cilat janë të shoqëruara me kopje të certifikatës veterinare, që garanton se ato kanë kaluar trajtim të siguron shkatërimin e virusit të Lumpy Skin Disease”, thuhet më tej në urdhërin e Z.Panariti.
Me Urdhërin tjetër, Nr 371, datë 08.07.2016, nisur nga përhapja në vendet fqinje të sëmundjes së Dermatozës Nodulare të Gjedhit (LSD), ministri Panariti urdhëron, ndalimin e lëvizjes së kafshëve të llojit gjedh, dhen dhe dhi nga fermat në drejtim të tregjeve, thertoreve dhe nga ferma në fermë, si dhe raportimin çdo ditë, për monitorimin dhe kontrollet e kryera në fermat e gjedhit në lidhje me sëmundjen e LSD.
“Çdo kafshë e llojit gjedh që do të lëvizë në kundërshtim me këtë urdhër, do të sekuestrohet në zbatim të ligjit”, thuhet në urdhërin e Z.Panariti.
Urdhërat e mësipërm dolën , me qëllim marjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e perhapjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë, pasi ka prekur kafshët e llojit gjedh në vendet fqinje, si Kosovë, Serbi, Greqi e Bullgari.
Lumpy Skin Disease është një sëmundje virale e Gjedhit dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga nyje në lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit: kokën gjymtyrët, hundën, bishtin, mukozën e gojës. Kjo sëmundje ndodh gjatë verës dhe vjeshtës në muajt, kur insektet janë me shumicë, ndërsa sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit.
Tiranë, më 08.07.2016
Njoftim për mediat