AKU, reagim për lajmet e përdorimit të konservuesve dhe stimulantëve në qumësht e mish

Nisur nga lajmet e ditëve të fundit, për probleme të supozuara me disa produkte ushqimore në Shqipëri, siç janë Benzoali në industrinë e përpunimit të qumështit dhe konservuesit në industrinë epërpunimit të mishit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët shqiptarë se të gjitha produktet ushqimore kontrollohen në mënyrë rigoroze.
Lidhur mbi praninë e supozuar të shtesave kimike në trajtë stimulantesh në mish dhe i konservuesit Benzoal në qumësht, AKU shprehet, se nuk përdoren dhe nuk ka prani të këtyre lëndëve në prodhimet vendase. Prodhimi gjurmohet dhe kontrollohet që në origjinë dhe deri sa mbërrin te konsumatori. Prodhimet e importuara i nënshtrohen një kontrolli rigoroz të prejardhjes, si dhe kryhen analiza periodike të sigurisë dhe cilësisë.

Në vendet e BE,në vitin 2006, me ndalimin e një grupi të caktuar produktesh mjeksore Veterinare, si Tirostatiket, Betaagonistët dhe Somatotropinat ku hyn dhe hormone boldomex (i cili bën pjesë në grupin e tirostatikëve),edhe në Shqipëri u ndalua përdorimi i këtij produkti.

Lista e këtyre produkteve që ndalohet të futen në vendin tonë,është e afishuar dhe në pikat doganore shqiptare dhe disponohet nga Drejtoria e Doganave. Nëse këto produkte futën në vendin tonë, kjo veprimtari kryhet në mënyrë të kundraligjshme dhe është vepër penale e përgjegjësi e institucioneve tjera. Nëse konstatohen nga AKU, iu kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme institucioneve kompetente.

05/07/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,