Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si rrjedhojë e situatës së krijuar të helmimit të disa personave në restorant “Artigiano” , me përgjegjshmëri të plotë sqaron se , ndaj këtij restoranti, që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ka marë vazhdimisht masa ndëshkuese me gjobë , për mungesë dokumentacioni shoqërues të produkteve ushqimore. AKU bën me dije se ky restorant ka qenë në vëmendje të vazhdueshme , ndaj tij është marë tri herë masë disiplinore me gjobë. Kontrolli i fundit që është bërë në këtë subjekt ka qenë shkurti i këtij viti, ku për mungesë dokumentacioni shoqërues të produkteve ushqimore , pra dokumenteve që i mungonin sistemit të gjurmueshmërisë , restoranti “Artigiano” me administratore Nada Goli , është gjobitur nga AKU me vlerën e 100 mijë lekëve. AKU garanton të gjithë konsumatorët , ashtu edhe mediat se, pavarësisht nga vendndodhja e subjekteve në zonën e ish-bllokut, apo në zonat periferike , vëmendja është maksimale , për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorit shqiptar . Deri në sqarimin e plotë të kësaj situate , AKU i bën thirrje konsumatorit , të jetë sa më i kujdesshëm .
08/06/2016