Berat, AKU mbyll Fast-Foodin, mungesë higjene dhe sigurie ushqimore

Inspektimi në një “Fast Food”, në subjektin “Vasillaq Dheskali”, i ka detyruar inspektorët e AKU-së në Berat, që të marin masën urgjente të ndërprerjes së këtij aktiviteti, për kushte të papërshtshme tregëtimi. Inspektorët e DRAKU-së Berat, e kanë kryer inspektimin në këtë subjekt me datë 23.05. 2016, duke konstatuar mangësi të shumta. Kushtet dhe gjendja e stabilimentit ishin të papërshtatshme, kushtet higjienike të papërshtashme dhe grumbullim të mbetjeve në ambinetin ku përgatitet ushqimi. Gjithashtu punonjësit e këtij subjeti ishin pa uniformë pune, mungonte ventilimi në ambientin e përgatitjes së ushqimit, si dhe mungonte dokumentimi i planit mbrojtës nga dëmtuesit (DDD). Një tjetër mangësi e konstatuar njëkohësisht shumë e rëndësishme , ishte se uji që përdorej në këtë subjekt , ishte i paanalizuar për ngarkesën bakteriale. Për këtë arsye, inspektorët e AKU-së, morën masën e ndërprerjes së menjëhrshme të aktivitetit të subjektit në fjalë.

27/05/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme