AKU bllokon 3 tonë produkte mishi “Wody”, probleme me dokumentacionin

Drejtoria Rajonale e AKU-së Tiranë, në bashkëpunim me Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ka bllokuar një sasi sallami të llojit “Wudy” për mungesë dokumentacioni gjurmueshmërie. Inspektorët e DRAKU Tiranë, kanë bllokuar gjatë një inspektimi më datë 17.05.2016, sasinë prej 3044 kg sallam “Wudy” për mungesë gjurmueshmërie dhe dokumentacioni, në subjektin e magazinës frigoriferike “Ismet Darsi” në rrugën Butrinti, në Laknas të Tiranës.
Nga inspektimi rezultoi se, në këtë subjekt nuk kishte kushte të ruajtjes dhe të tregtimit të produkteve ushqimore, mungesë dokumentacioni të gjurmueshmërisë për produktin sallam “Wudy” dhe dokumentacione gjurmueshmërie për produkte të tjera ushqimore. Si pasojë, u mor masa e bllokimit të sasisë 3044 kg sallam të llojit “Wudy” dhe gjobë administrative me vlerën 100.000 lekëve.
Nga kontrollet në dy tregjet më të njohura të Vlorës, ai i Orizit dhe i Çoles, inspektorët e AKU-së bllokuan një sasi vezësh që tregtoheshin jashtë kushteve higjeno-sanitare dhe nuk kishin dokument shoqerues, disa pako me fruta të thata të ambalazhuara, që nuk përmbanin etiketë dhe peshk, që mbahej për tregtim jashtë çdo kushti të përshtatshëm. Inspektimi u shtri edhe në dyqanet e tregtimit të mishit. Ndaj dy subjekteve që nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare u mora masa e bllokimit të aktivitetit, u vendosen gjoba me nga 100.000 lek secila, si dhe u sekustruan rreth 35 kg mish i pavulosur.

23/05/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,