Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Vlorës, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë ushqimore. Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z.Isuf Shehu dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Vlorës, Z.Ilir Ajdini, firmosen marrëveshjen e bashkëpunimit me kryebashkiakun e Vlorës, Z.Dritan Leli, e para e këtij lloji mes AKU dhe institucioneve të qeverisjes vendore. Marrëveshja konstiston në monitorimin e përbashkët të tregjeve të hapura në territorin e Bashkisë Vlorë, duke rritur kështu sigurinë ushqimore, si dhe bashkia e këtij qytet do të përmirësojë kushtet e tregjeve.
“Marrëveshja që u nënshkrua sot me kryebashkiakun e Vlorës, është e para e kësaj natyre mes AKU-së dhe njësive të qeverisjes vendore”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z.Isuf Shehu, i cili theksoi se, “të tjera piritet të nënshkruhen në ditët në vijim me bashki të tjera në të gjithë vendin”. Më tej, Drejtori i AKU-së shtoi se, nënshkrimi me bashkinë e Vlorës, bëhet në kuadër të përmirësimit kushteve të tregtimit, veçanarisht në tregjet e hapura, për të ngritur nivelin e sigurisë ushqimore, si dhe kuadër të Planit Kombëtar të qeverisë, për masat që duhet të marrin të gjitha institucionet në prag të sezonit turistik. Për këtë të fundit, sipas Shehut, AKU ka hartuar një plan masash që do të zbatohet në të gjithë vendin, me rastin e sezonit turistik dhe ngritjes së temperaturave.
“Këto masa që do të merren do t’i shërbejnë edhe masave që po ndërmerr AKU, në përshtatje të planit për sezonin turistik, duke bashkëpunuar ngushtë me pushtetin vendor e duke i kërkuar këtij të fundit, që të mos tjetërsohet destinacioni i tregjeve të hapura.
Ndërkaq, kur në Bashkinë e Vlorës zhvillohej takimi mes kryebashkiakut e Drejtorit të AKU-së, në tregjet e hapura të qytetit, si dhe në disa njësi të tjera tregëtmi, zhvilloheshin inspektime nga Drejtoria Rajonale e AKU-së dhe policia bashkiake.
Nga kontrollet në dy tregjet më të njohura të Vlorës, ai i Orizit dhe i Çoles, inspektorët e AKU-së bllokuan një sasi vezësh që tregtoheshin jashtë kushteve higjeno-sanitare dhe nuk kishin dokument shoqerues, disa pako me fruta të thata të ambalazhuara, që nuk përmbanin etiketë dhe peshk, që mbahej për tregtim jashtë çdo kushti të përshtatshëm. Inspektimi u shtri edhe në dyqanet e tregtimit të mishit. Ndaj dy subjekteve që nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare u mora masa e bllokimit të aktivitetit, u vendosen gjoba me nga 100.000 lek secila, si dhe u sekustruan rreth 35 kg mish i pavulosur.
19/05/2016