Masë administrative me gjobë ndaj një biznesi në Berat për mosrespektim të detyrave të lëna

DRAKU Berat ka marë masë administrative ndaj subjektit Astrit Rogozi, me aktivitet market ushqimor , pasi nuk ka respektuar detyrat e lëna nga inspektorët e OBU-së të DRAKU Berat . Subjekti është inspektuar më 13.05.2016 nga inspektorët e OBU-së dhe është konstatuar se nuk janë respektuar detyrat e lëna në këtë subjekt, nga inspektimi i tyre paraardhës më 15.02.2016 . Mungesa e kushteve higjieno-sanitare, mungesa e vazhdueshme e shoqërimit të produkteve ushqimore me fletë-analizë, dhe mosrinovimi i librezave shëndetësore , i ka detyruar inspektorët , që në bazë të pikës 6 të nenit 48 të Ligjit Nr.10433 “Për inspektim në Republikën e Shqipërisë”, subjektit t’i jepet masë administrative në gjobën me vlerë 20000 (njëzetëmijë) lekë .

13/05/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,