AKU gjobë marketit në Berat, nuk plotësoi detyrat e lëna

Mosrealizimi i detyrave të lëna nga inspektorët e AKU-së, i ka kushtuar një subjekti në qytetin e Beratit, ndaj të cilit është vendosur gjobë në vlerën e 20 mijë lekëve.

Më 13.05.2016, inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Berat, kontrolluan një market ushqimor për të verifikuar nëse ishin realizuar detyrat e lëna nga inspektimi i datës 15 Shkurt 2016. Detyrat e lëna konsistonin në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare, rinovimi i librezave shëndetësore të punonjësve dhe shoqërimi i vazhdueshëm i produkteve me fletë-analiza. Por, që nuk ishin plotësuar nga subjekti në fjalë.

Për këto arsye, në zbatim të pikës 6 të Nenit 48 të Ligjit Nr. 10433 datë 16.06.2011 “Për Inspektmin në Republikën e Shqipërisë”, subjektit i jepet masa administrative gjobë me vlerë 20.000 lekë.

AKU iu bën thirrje konsumatorëve, që në çdo rast kur cënohet siguria e tyre ushqimore, kur hasen në produkte pa etiketim në shqip, me data skadence të kaluara apo të dyshimta, për tregtim në rrugë apo në ambiente të papërshtatshme, të njoftojnë Drejtorinë e Përgjithshme në e-mailin zyrtar info@aku.gov.al ose në numrin jeshil 0800 75 75. Çdo shqetesim i konsumatorit është i patolerueshëm nga AKU dhe në çdo rast vlerësohet maksimalisht.

13/05/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme