Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Korçë pezulluan aktivitetin e një baxhoje në fshatin Grunjas. Gjatë inspektimit në kuadër trë masave të parandalimit të prodhimeve të bulmetit në kushte të papërshtatshme, Drejtoria Rajonale e Korçës ka ndërmarrë masa për kontrollin e baxhove në të gjithë terrizorin e qarkut, të cilat janë biznese sezonale. Gjatë inspektimit të fundit, inspektorët pezulluan aktivitetin e një subjekti, pasi nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare për të ushtruar një aktivitet të tillë të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
Ndërkaq, inspektorët bllokuan e asgjësuan edhe 70 litra qumësht të papërpunuar për mungesë dokumentacioni dhe që transportohej në kushte të papërshtatshme.
12/05/2016