Autoriteti kombëtar i Ushqimit ndërpret aktivitetin e një dyqani që tregtonte peshk, në zonën e Kodër-Kamzës.
Pas një denoncimi të ardhur në e-mailin zyrtartë AKU-së nga një qytetar, për kushtet e papërshtatshme të ruajtjes dhe tregtimit nga një dyqan peshku në Kodër-Kamëz, inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Tiranës shkuan menjëherë në adresën e lënë pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Ndërgjegjesimit të Konsumatorit. Nga inpektimi me indicio rezultoi se, në Rr.Hasan Vogli, një dyqan që tregtonte peshk një subjekt, kishte mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe mungesë të dokumentacionit për gjurmueshmërinë e produkteve që tregton.
Për këto arsye, inspektorët e AKU-së morën masën e menjëhershme të ndërprerjes së aktivitetit, si dhe masën administrative gjobë, me vlerë 100.000 lekë.
AKU e vlerëson maksimalisht çdo denoncim apo shqetësim qytetarësh që rrezikojnë sigurinë ushqimore dhe duke e konsideruar si një bashkëpunim mjaft të rëndësishëm, merr menjëherë masat e duhura.
11/05/2016