AKU bllokon thertoren, ndjekje penale për administratorin dhe drejtuesin teknik

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka marrë masa të menjëhershme në lidhje me denoncimin nga emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, ku pretendojej se në një thertore në Tiranë ishte futur një kafshe (viç) e ngordhur, që më pas është therur e tregtuar për tek konsumatori.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Z.Isuf Shehu, Drejtoria Rajonale e Tiranës, inspektoi sot subjektin “Ylli Koldashi”, me aktivitet thertore, e cila ndodhet tek Ura e Kamzës, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku dhe ishte kryer filmimi i emisionit investigativ. Menjëherë u mor masa e bllokimit të aktivitetit të këtij subjekti, ku u sekuestruan 90 kilogramë mish lope, delje dhe qingji, i gjithe pa vulen e veterinerit zyrtar, u mor për verifikim nga AKU regjistri i gjurmueshmerisë, si iu propozua Ministrit të Bujqësisë, revokimi i licenës së subjektit.
Ndërkaq, AKU do të çojë për ndjekje penale subjektin, pra administratorin dhe drejtuesin teknik të saj, ndërkohë që u mor dhe masen administrative gjobës në vlerën 1.3 milionë lekë (të reja).
Megjithë pretendimet e përfaqësuesve të subjektit, se kafshë të ndryshme sillen në thertore të lidhura, për shkaqe të ndryshme e duke thënë se nuk mund të ndodhe që aty të futen e theren kafshë të ngordhura, AKU mori masën e bllokimit dhe verifikoi regjistrin e gjurmueshmërisë së kafshëve.

Përgjegjësia për një rast të tillë flagrant, bie direkt mbi subjektin dhe drejtuesin teknik të saj, i cili është edhe veterineri i thertores. Për këtë arsye, ky person çohet nga AKU për ndjekje penale bashkë me pronarin.
Në bazë të ligjit Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshuar), Kreu XVI “Kundravajtjet Administrative”, Pika 3, thuhet se, “në rastet kur është hedhur në treg një ushqim, i cili është vërtetuar se ka shkaktuar dëm në shëndetin e njeriut, apo kur mund të përbëjë rrezik potencial për jetën e tij, sipas dispozitave të këtij ligji, ndaj operatorit të biznesit të ushqimit merret masa e propozimit për heqje të licencës përkatëse për ushtrimin e veprimtarisë”. Nisur nga ky rrezik dhe shkelje e ligjit “Për Ushqimin”, i cili saktëson se Operatori i Biznesit Ushqimor është i pari që duhet të garantojë sigurinë ushqimore, jovetëm që i kërkohet Ministrit të BZHRAU revokimi i licencës, por AKU e çon çeshtjen në prokurori, duke kallzuar penalisht administratorin dhe drejtuesin teknik të thertores “Ylli Koldashi”.

Megjithëse pamjet e transmetuara janë të rënda në perceptimin e konsumatorit, AKU falenderon emisionin “Fiks Fare”, duke iu kërkuar të gjitha mediave, si dhe konsumatorit, të jenë pjesë e bashkëpunimit me ne.

Subjekti “Ylli Koldashi” është licencuar në shtator 2014 (në bazë të shkresës Nr. 883/1 Prot. datë 29.09.2014 të Drejtorisë Rajonale të Qarkut Tiranë, paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të AKU-së, subjektit i është kryer inspektimi nga inspektorët e kësaj Drejtorie dhe rezulton: Subjekti “Ylli Koldashi”, plotëson kushtet dhe kriteret përkatëse ligjore për zhvillimin e aktivitetit të kërkuar për licencim.
Në momentin e licencimit, si dhe të ushtrimit të aktivitetit, thertorja ka drejtuesin e saj teknik, që është edhe veteriner, i cili mban përgjegjësinë kryesore për verifikimin e kafshës në momentin e mbërritjes në subjekt, bën verifikimin e dokumentacionin dhe nëse është e shëndetshme apo jo dhe më pas lejon therjen.

Pas investigimit të “Fiks Fare” dhe masave në thertoren te Ura e Kamzës, AKU inspektoi edhe dy dyqanen në zonën e Senatoriumit në Tiranë, që ishin filmuar duke therur kafshe, gjë për të cilën nuk janë të cicencuar. Ndaj tyre u vendos masa administrative gjobë me 250.000 lekë për secilin dhe bllokim aktiviteti.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i angazhuar për kryerjen e detyrave dhe përmbushjen e misioni në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore. AKU është e angazhuar në kryerjen e monitorimit “Nga ferma në tavolinë”, por pa suport, mbështje logjistike dhe financiare, atëherë ky mision për ne ka për të qenë shumë i vështirë.

Për Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, ndihma e mediave është e pamatshme!

10/05/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme