AKU e Durrësit, masave ndaj mjeteve që transportojnë ushqime pa kushte transporti

Aurotiteti Kombëtar i Ushqimit, në zbatim të detyrave për garantimin e sigurisë ushqimore, ka vazhduar me kontrollonin e automjeteve që transportojnë produkte ushqimore.
Drejtoria e AKU-së në Durrës, më 15.04.2015, ka ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Fushë Krujë – Milot, duke ndaluar e kontrolluar çdo automjet që transportonte produkte ushqimore dhe duke kontrolluar dokumentacionin shoqërues, pjesë e zinxhirit të gjurmueshmërisë, si dhe kushtet e ruajtjes gjatë transportit.
Ndër 6 automjete që u ndaluan dhe inspektuan, pesë plotësonin kushtet dhe njëri prej tyre nuk ishte brenda parametrave të lejuar të sigurisë ushqimore. Kështu, inspektorët e AKU-së, morën masën administrative gjobë me vlerë 300.000 lekë ndaj subjektit “Klegen”, pasi automjeti me të cilin tranportonin qumësht dhe nënprodukte qumështi, nuk plotësonte kushtet e ruajtjes së produkteve të kësaj natyre.
Ndërkohë bazuar në urdhrin 1087 të Drejtorit të Përgjtihëm të AKU-së, Z.Isuf Shehu, aksione në akset hyrëse dhe dalëse, për sigurinë e transportit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore, do të kryhen në të gjitha qarqet e vendit.

25/04/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme