ISUV publikon analizat e perimeve: Masa e pesticideve, e papërfillshme

Sot në një prononcim për shtyp, drejtori i përgjithshëm i ISUV, Z.Taulant Kalo ka bërë publike rezultatet e analizave të kryera mbi praninë e pesticideve në perimet shqiptare, kryesisht domate dhe kastraveca nga zona e Lushnjës.
“Pas bllokimit të produkteve shqiptare në kufirin me Maqedoninë, me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, janë kryer analiza për të verifikuar nivelin e pranisë së pesticideve në perimet, të cilat prodhohen në serat e zonës së Lushnjes. Këto analizat janë kryer paralelisht në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) në vend dhe në një institut reference të akredituar dhe të njohur ndërkombëtarisht në Itali (Instituto Zooprofillattico Sperimentale dell’Abruzzo e del Molise “Giuseppe Caporale”), rezultatet e të cilave tregojnë se masa e pesticideve të gjetura në perimet e fermerëve shqiptarë është e papërfillshme”, theksoi Kalo.
Ai tha, se “ISUV ka marrë për analizim mbi 360 llojë pesticidesh dhe kampionet e ekzaminuara kanë rezultuar me praninë e këtyre lëndeve nën nivelin maksimal të lejuar në nivel ndërkombëtar. Kjo është gjithashtu një dëshmi më shumë për sigurinë ushqimore të konsumatorit tonë, larg spekullimeve dashakeqe”.

21/04/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme