Mbyllet nga AKU një furrë buke në Berat, shkak, kushtet higjieno-sanitare

Një furrë buke në qytetin e Beratit është mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi nuk plotësonte kushtet e prodhimit dhe tregëtimit. Drejtoria Rajonale e AKU-së në Berat, më 19.04.2016, ka inspektuar subjektin tregtar “Lulëzim Vrapi”, me aktivitet prodhimi dhe tregtimi buke. Gjatë kontrollit, inspektorët e AKU-së, kanë konstatuar një sërë mangësish. Sipas raportit të mbajtur, kushtet dhe gjendja e stabilimentit e pamjaftueshme, kushtet higjienike të papërshtatshme, ambjenti i pandarë në seksione, mielli nuk ruhej në magazinë të veçantë dhe mbahej i pasistemuar në paleta, muret dhe tavanet të pahigjienizuar, dhoma e fermentimit me prani të ndryshkut. Po ashtu, u konstauan edhe prania e sendeve të tepërta, produkti përfundimtar “bukë” ishte i paanalizuar, mungonte certifikata e konformitetit të ambalazhit, uji i përdorur i paanalizuar për ngarkesën bakteriale, mungon dokumentimi i planit mbrojtës nga dëmtuesit (DDD), si dhe dokumentacioni ruhet pjesërisht. Për këto arsye, bazuar në gërmen “a”, pika 2, Neni 43 i Ligjit Nr. 10433 datë 16.06.2011 “Për Inspektmin në Republikën e Shqipërisë” ndaj subjektit në fjalë u mora masa urgjente e ndërprerjes së aktivitetit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët, se nuk do të tolerojë asnjë rast abuzimi, të asnjë subjekti tregtar, që do të cënoje sigurinë ushqimore.

20/04/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme