Kushtet e papërshtatshme të tregut, AKU gjobit Bashkinë Vorë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon të marra masa administrative ndaj njësive të qeverisjes vendore që nuk marrin masa për menaxhimin e tregjeve të hapura, që administrohen prej tyre. Ditën e hënë, datë 18.04.2016, Drejtoria Rajonale e AKU-së Tiranë, pas inspektimeve në territorin e gjithë qarkut, ka gjobitur Bashkinë Vorë, në vlerën e 300.000 lekëve. Shkak për këtë janë bërë kushtet higjeno-sanitare të ruajtjes dhe tregëtimit të produkteve ushqimore, që nuk ishin të përshtatshme.
Masa penalizuese ndaj Bashkisë Vorë, vjen pak ditë pas të tjerave bashki, të cilat u gjobitën nga AKU me vlerat nga 300 deri në 500.000 lekë për të njëjtat arsye. Ndër bashkitë, ndaj të cilave u morën masa administrative, ishin Tirana, Shkodra, Vlora, Saranda etj., si dhe disa kompani që menaxhojnë tregjet të hapura.

19/04/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme