AKU, masa administrative ndaj bashkive për kushtet e papërshtatshme të tregjeve dhe mosmenaxhim të hapësirave publike

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, institucioni që ka për detyrë garantimin e sigurisë ushqimore në territorin e Republikës së Shqipërisë, shpeshherë ka hasur pengesa në kryerjen e këtij misioni. Shkak për këtë është bërë mosndërhyrja në tregjet e hapura nga pushteti vendor, si dhe lejimi nga ky i fundit i tregtimit të hapur në rrugë, trotuare e shpeshherë vend e pavend nga individë që nuk janë objekt i inspektimit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ndërkohë, që njësitë e qeverisjes vendore, në këtë rast bashkitë, nuk kanë marrë masat e duhura për menaxhimin e situatës së tregjeve në territoret që ato administrojnë, si dhe nuk kanë zbatuar detyrat funksionale të parashikuara në ligj, për lirimin e hapsirave publike, duke lejuar tregëtimin e shumë personave që nuk janë të pajisur me QKR dhe që nuk mund të inspektohen nga AKU.

Për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i sigurisë ushqimore të tij, prevalon mbi gjithçka tjetër. Për këtë arsye, e cila është edhe detyrë funksionale jona, si dhe duke e parë si mision të vështirë ndryshimin e situatës në ato hapsira që menaxhohen nga bashkitë, AKU ka vendosur që të marrë masa administrative me gjobë gjobë ndaj njësive të qeverisjes vendore.

Drejtoritë Rajonale të AKU-së në 12 qarqet e vendit, për ditë me radhë kanë inspektuar në terren tregjet e hapura të menaxhuara nga bashkitë, apo që iu janë dhënë me qira subjekteve të ndryshme po nga pushteti lokal.
Një nga kriteret e sigurisë ushqimore janë edhe kushtet se si duhen trajtuar produktet ushqimore në tregjet e hapura, të cilat administrohen nga Bashkia apo që janë miratuar nga njësitë vendore dhe janë në administrim te subjekteve private.IMG-20160413-WA0002-1

Përsa më sipër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka penalizuar me gjoba gjoba nga 300 deri në 500 mijë lekë disa bashki, si dhe disa kompani që administrojnë tregjet e hapura të miratuara nga njësitë e qeverisjes vendore, apo edhe subjekte të ndryshme, si vijon:
QARKU TIRANË
Bashkia Tiranë, gjobitet 300.000 lekë për tregjet te Pazari i Ri dhe Hamdi Pepa në Kombinat.
Bashkia Kamëz, 300.000 lekë për tregun Agroushqimor
Bashkia Rrogozhinë, 300 mijë lek, për tregun Agoushqimor
Dy subjekte private që menaxhojnë tregje të hapura në territorin e Bashkisë Tiranë, Rr.Him Kolli dhe Kodër Kamëz, me nga 300 mijë lek secilin.

QARKU SHKODER
Bashkia Shkodër, gjobitet me 500.000 lekë
Paralajmërime dhe lënje detyrash për 14 subjekte

QARKU FIER
Bashkia Lushnjë, 300.000 lekë
Bashkia Ballsh, 300.000 lekë
Bashkia Roskovec, 300.000 lekë

QARKU DURRES
Detyra për administratorët me afat 10-ditor për plotësimin e kushteve në dy subjekte private për:
Tregun e fruta-perimeve dhe produkteve ushqimore në Lagjen 14, Rr. Vath Truja, territor i Bashkisë Durrës.
Tregun e fruta-perimeve dhe produkteve ushqimore në qendër Fushe-Krujë.

QARKU VLORE
Bashkia Vlore, 300.000 lekë
Bashkia Sarandë, 300.000 lekë

QARKU GJIROKASTER
Administratori i tregut në Përmet, 300.000 lekë

QARKU LEZHE
Bashkia Lezhë, gjobë 300 mijë subjektit kontraktor, përgjegjës për administrimin e Tregut të hapur.
Bashkisë Lezhë, iu lanë detyra për përmirësimin e kushteve në dy tregje të qytetit, si dhe largimi i ambulantëve nga rrugët.
Bashkia Kurbin, 300.000 lekë gjobë për tregun e mishit dhe kafshëve të gjalla Milot, si dhe paralajmërim më afat 20-ditor për përmirësimin e kushteve në tregun Laç.

QARKU DIBER
Bashkia Bulqizë, gjobë 300.000 lekë për tregun Shupenzë
Paralajmërime për bashkitë Peshkopi, Burrel dhe Klos, për kontrollin e hapsirave publike dhe menaxhimin e tregjeve.

QARKU ELBASAN
Gjoba dy subjekteve private me nga 100.000 lekë gjobë
Paralajmërime me afat 20 deri në 30 ditë për bashkitë dhe personat që administrojnë tregjet e hapura Elbasan, Gostimë, Belsh, Mollas, Pajovë, Papërr, Qukës.

QARKU BERAT
Gjobe 1 subjekti (Tregu i lire Poshnje) në vlerën 300.000. Aktiviteti në territorin e bashkisë Ura Vajgurore.

Baza ligjore:
Ligji për Ushqimin, Nr. 9863 datë 28.01.2008 (i ndryshuar)
Ligji Nr.10465 dt.29.09.2011, Për Shërbimin Veterinar (i ndryshuar)
Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, nenet 28 dhe 66, “detyrat e administrates se njësisë vendore”.

Problematikat e konstatuara:
Mugesë e kushteve higjeno-sanitare
Mungesë e kushteve për ruajtjen dhe dhe tregtimit të produkteve ushqimore sipas natyrës
Mungesë plani DDD
Mungesë librezash shëndetësore.
Kushtet higjieno-sanitare e veterinare
Mospaisja me fletë-analize e produkteve dhe nenprodukteve shtazore.
Therja e kafshëve në natyrë ose në pika therjeje të palicensuara.
Mosrespektimimi i kushteve të transportit të kafshëve të gjalla dhe mishit në këto tregje
Mosrespektimi i temperaturave të ruajtjes transportit dhe tregtimit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore
Nuk garantohet gjurmueshmëria e produkteve ushqimore
Tregjet e miratuara nga bashkitë, apo të cilat mbikqyren nga administrator, nuk garatojnë ujë dhe nyje higjienike për këta tregtarë.

Për sa më sipër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke mos reshtur në punën për garantimin e sigurisë ushqimore, veç detyrave të veta funksiolane për kontrollin e të gjithë zinxhirit ushqimor, nuk do të ndalet së kërkuari nga pushteti vendor marrjen e masave nga ky i fundit, për detyrat që i përcakton ligji, siç dhe nuk do të hezitojë në marrjen e masave administrative ndaj bashkive, saherë të konstatohen probleme me tregjet e hapura që administrohen prej tyre dhe derisa të ndalojë njëherë e mirë tregtimi i hapur në rrugë e trotuare. AKU, nga sot e në vijim, do të jetë më kërkuese dhe do të marrë masa të tjera, nëse situata nuk përmirësohet.
Nga ana tjetër, në muajin Mars 2016, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me shkresë zyrtare, iu ka kërkuar 61 bashkive që të hartojnë planet e masave për kontrollin e tregjeve, si dhe lirimin e hapsirave publike nga shitësit ambulantë dhe ata pranë shkollave, duke iu garantuar edhe ndihmën me inspektorë nga ana jonë, saherë që njësitë e qeverisjes vendore ta kërkojnë.

12/04/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme