Berat, ndërpritet aktiviteti i një marketi, mungesë e të gjitha kushteve për të tregtuar ushqime

Drejtoria Rajonale e AKU-së Berat, ka marë masa urgjente për ndërprerjen e aktivitetit ushqimor , në subjektin “Edmond Arra”, si pasojë e mungesës së të gjitha kushteve për të tregtuar produkte ushqimore .
Inspektorët OJSH-se të kësaj drejtorie, pasi kanë inspektuar , marketin ushqimor , kanë konstatuar mangësi në kushtet dhe gjendjen e stabilimentit .
Ambienti i ruajtjes së ushqimeve i pamjafueshëm , produktet ushqimore dhe të tjera (industriale )të pasistemuara sipas natyrës së tyre , produkte ushqimore të vendosura në dysheme , mungesë e certifikatës DDD, si dhe dokumentacion i parregullt . Gjithashtu edhe kushtet higjieno-sanitare në këtë market kanë qenë të papershtatshme .
Si pasojë , bazuar në gërmen (a) pika 2 Neni 43 të Ligjit Nr. 10433 datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” ndaj subjektit, inspektorët e OJSH-së së Drejtorisë Rajonale të AKU-së Berat, kanë marë masë për ndërprerjen e këtij aktiviteti.

17/04/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme