AKU-Kontrolle në akset rrugore të Qarkut Vlorë dhe Gjirokastër për tregtimin e mjaltit dhe vajit të ullirit

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me DRAKU Vlorë dhe DRAKU Gjirokastër ,kanë ndërmarrë në datat 28-30 dhjetor 2015 , një kontroll për tregtimin e paligjshëm të majltit dhe të vajit të ullirit në këto qarqe. Në krye të inspektimit në qarkun e Gjirokastrës , ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Z.Afrim Bakaj , i cili ndër të tjera u shpreh se “ kam ardhur vetë personalisht për të drejtuar kontrollet në aksin rrugor të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, për të treguar se sa e rëndësishme është për ne , siguria ushqimore për konsumatorët dhe parandaluar me cdo kusht tregtarët, të cilët falsifikojnë këto produkte jetësore si mjalti dhe vaji i ullirit “.

Bakaj-Tepelene

Më tej Z,Bakaj theksoi se “ u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos blejnë produkte në rrugë apo tregje të pakontrolluara nga AKU “ duke shtuar se “ cdo produkt mjaltë apo vaj ulliri që shitet pa miratimin e etiketimit të AKU-së është abuziv”. Ndërkohë Drejtori i AKU-së Z.Bakaj ka bërë me dije se, janë ngritur dy grupe kontrolli në të dyja akset Llogara –Palasë në Vlorë dhe Ujin e Ftohtë Tepelenë, për të mos lejuar asnjë rat abuziv me këto produkte ushqimore duke theksuar se “ në të dyja akset po bashkëpunohet edhe me Policinë e Shtetit dhe Antikrimin Ekonomik për t’i. shkuar deri në fund këtij procesi”.

Nga kontrollet e ushtruara për monitorimin e subjekteve të cilat tregtojnë produktin ushqimor mjaltë dhe vaj ulliri në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër , nga grupi i punës u bë sekuestrimi i 30 kg mjaltë për mungesë etiketimi dhe dokumentacion gjurmueshmërie .

Ndërkohë i njejti kontroll është ushtruar edhe në aksin rrugor Llogara –Palasë për tregtimin abuziv të mjaltit dhe të vajit të ullirit , kontroll që është kryer nën drejtimin e Drejtorit të Vlerësimit të Riskut në Drejtorinë e Përgjithshme Z.Kreshnik Totaj.

Gjatë inspektimit në aksin rrugor Llogara-Palasë , janë konstatuar dy subjekte ambulante të cilat tregtonin produktin ushqimor mjaltë pa etiketë dhe dokumentacionin shoqërues .

Përkatësisht njërit subjekt iu sekustruan 4 vazo mjaltë me nga 1 kg secila , ndërsa subjetit tjetër iu sekustrua sasia e 7 vazove mjaltë me nga 1 kg secila dhe 7 vazove mjaltë me nga .0.5 kg secila .Materialet iu dërguan Sektorit të Krimit Ekonomik për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu në zbatim të Aktit Normativ Nr.4, datë 16.08.2012 të miratuar me fuqinë e Ligjit Nr. 87/2012, u konstatua, se në këtë aks rrugor në vendin e quajtur “Kalaja”, po therej një lopë në anë të rrugës pa asnjë kusht higjieno-sanitar. Në zbatim të nenit 5 të këtij ligji u krye konfiskimi i karkasës dhe u krye transporti për në thertoren Novoselë për vazhdimin e procedurave të parashikuara në ligj.

28/12/2015

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme