Si të ftohni, ngrini dhe shkrini ushqimet në mënyrë të sigurt?

Ftohja ushqimit në mënyrën e duhur pengon rritjen e baktereve të dëmshme.

Për të mbajtur ushqimin tuaj të sigurt:

  • ushqime me datë të afërt përdorimi, ruajini së bashku me ushqimet e gatuara, sallatat dhe produktet e qumështit, në frigoriferin tuaj;
  • mbajeni ushqimin e ftohtë jashtë frigoriferit për kohën më të shkurtër të mundshme;
  • ftoheni ushqimin e gatuar në temperaturën e ambientit dhe brenda një ose dy orësh vendoseni në frigorifer;
  • ndiqni udhëzimet e ruajtjes të shënuara në paketim, duke pasur parasysh dhe datat “të konsumohet deri më”, ose “të konsumohet përpara”.

Duhet të kontrolloni nëse frigoriferi juaj është mjaftueshëm i ftohtë, duke përdorur një termometër frigoriferik. Kjo për shkak se shifrat e shënuar në frigorifer nuk ju tregojnë gjithmonë temperaturën e saktë. Frigoriferi juaj duhet të jetë 5°C ose më poshtë.

Mos e tej mbushni frigoriferin. Lënia e hapësirës lejon që ajri të qarkullojë dhe të ruhet temperatura e caktuar.

Nëse frigoriferi juaj është plot, hiqni artikujt që nuk kanë nevojë të ftohen, si birrat. Kjo do të krijojë vend për artikujt që duhet të ftohen për arsye sigurie, të tilla si ushqimet e papërpunuara, ushqimet e gatshme dhe ushqimet e gatuara.

Ngrirja e ushqimit tuaj

Një ngrirës vepron si një buton pauze – ushqimi në frigorifer nuk do të prishet dhe shumica e baktereve nuk do të mund të rriten në të. Ju mund të ngrini ushqimet e para-paketuara deri në datën e ‘përdor përpara’. Ushqimet e mbetura dhe ushqimet e gatuara në shtëpi duhet të ngrihen sa më shpejt që të jetë e mundur. Sigurohuni që çdo pjatë e ngrohtë të jetë ftohur me temperaturë ambienti përpara se t’i vendosni në frigorifer.

Për të parandaluar që ajri i ftohtë në ngrirës të thajë ushqimin tuaj, ju mund:

  • të vendosni ushqimin në një enë hermetike;
  • të mbështillni mirë

 

Nuk ka rëndësi nëse e gatuani mishin tuaj të ngrirë apo të freskët, ju mund të përdorni mbetjet tuaja për të përgatitur një vakt të ri. Ky vakt i ri më pas mund të ngrihet, por sigurohuni që ta ngrohni vetëm një herë.

Kontrolloni udhëzimet e etiketës për t’u siguruar që ushqimet janë të përshtatshme për ngrirje, veçanërisht për ushqimet e gatshme.

Efekti Pauza

Temperaturat e ftohta të një ngrirësi shtëpiak (-18°C) ngadalësojnë reaksionet kimike brenda ushqimeve dhe frenojnë zhvillimin e çdo bakteri që mund të jetë i pranishëm. Bakteret janë ende të gjalla, por ato ndalojnë së rrituri dhe nuk prodhojnë toksina, pra efekt frenues.

Gjëja e rëndësishme për të mbajtur mend, është se për shkak se bakteret nuk janë vrarë, ato mund të riaktivizohen kur  ushqimi të shkrihet. Sigurohuni, që ushqimi të mos hyjë kurrë në zonën e rrezikut sepse bakteret mund të rriten dhe t’ju sëmurin. Kjo është arsyeja pse ju duhet të shkrini ushqimet brenda frigoriferit.

Kjo është dhe arsyeja pse ne këshillojmë që ushqimet të mos ringrihen nëse shkrihen aksidentalisht, sidomos nëse nuk janë gatuar më parë. Nëse ushqimi është shkrirë, ai duhet të gatuhet përpara se të konsumohet për të qenë i sigurt. Pasi të jenë shkrirë, ushqimet duhet të konsumohen brenda 24 orëve.

Shkrirja e ushqimit tuaj

Kur e nxirrni ushqimin nga ngrirja, është e rëndësishme ta shkrini në mënyrë të sigurtë përpara se ta gatuani ose ta konsumoni.

Mos e shkrini ushqimin në temperaturën e dhomës. Në mënyrë ideale, ushqimi duhet të shkrihet plotësisht në frigorifer. Nëse kjo nuk është e mundur, përdorni një mikrovalë direkt përpara gatimit. Kontrolloni udhëzimet  në paketimin e ushqimit dhe llogarisni kohë të mjaftueshme që ushqimi juaj të shkrihet siç duhet. Produkteve të mëdha, të tillë si gjeli i detit 6-7 kg, mund t’ju duhen deri në 4 ditë për t’u shkrirë plotësisht në frigorifer.

Sigurohuni që ushqimi juaj të jetë shkrirë plotësisht përpara se ta gatuani. Ushqimi pjesërisht i shkrirë mund të mos gatuhet në mënyrë të njëtrajtshme, që do të thotë se bakteret e dëmshme mund t’i mbijetojnë procesit të gatimit. Pasi ushqimi të jetë shkrirë, konsumojeni atë brenda 24 orëve.

Pse është e rëndësishme të ftohni dhe shkrini ushqimin tuaj siç duhet?

Disa ushqime duhet të mbahen në frigorifer për të ngadalësuar rritjen e baktereve dhe për t’i mbajtur ato të freskëta dhe të sigurta për një kohë më të gjatë. Në përgjithësi, sa më e ulët të jetë temperatura, aq më ngadalë do të rriten bakteret, por temperaturat e ftohta nuk e ndalojnë tërësisht zhvillimin e baktereve (për shembull, Listeria monocytogenes).

‘Zona e rrezikut’

Shumica e baktereve të dëmshme do të rriten në temperatura mbi 8°C dhe nën 63°C – kjo njihet si ‘Zona e rrezikut’ për rritjen e mikrobeve. Kjo është arsyeja pse ne këshillojmë që mënyra më e sigurt për të shkrirë ushqimin është në frigorifer gjatë natës. Duke e shkrirë në frigorifer, ushqimi juaj nuk duhet të hyjë kurrë në ‘Zonën e rrezikut’. Frigoriferi juaj duhet të jetë 5°C ose më poshtë, pasi disa baktere mund të rriten në temperatura më të ulëta se 8°C.