Campylobacter (Kampilobakteri)

Faktet kryesore

  • Campylobacter është 1 nga 4 shkaqet kryesore globale të sëmundjeve diarreike. Konsiderohet si shkaktari më i zakonshëm bakterial i gastroenteritit njerëzor në botë.
  • Infeksionet e Campylobacter janë përgjithësisht të lehta, por mund të jenë fatale tek fëmijët shumë të vegjël, të moshuarit dhe individët e imunosupresionuar.
  • Speciet Campylobacter mund të vriten nga nxehtësia dhe gatimi i plotë i ushqimit.
  • Për të parandaluar infeksionet me Campylobacter, sigurohuni që të ndiqni praktikat bazë të higjienës së ushqimit gjatë përgatitjes së ushqimit.
 

Campylobacter janë kryesisht baktere në formë spirale, në formë “S” ose të lakuar, në formë shufre. Aktualisht, janë 17 lloje dhe 6 nënspecie të caktuara për gjininë Campylobacter, nga të cilat më të shpeshta të raportuara në sëmundjet njerëzore janë C. jejuni (nënspecie jejuni) dhe C. coli. Specie të tjera si C. lari dhe C. upsaliensis janë izoluar gjithashtu nga pacientët me sëmundje diarreike, por janë raportuar më rrallë. Campylobacter gjendet natyralisht në traktin e zorrëve të shpendëve dhe gjitarëve, shtëpiakë dhe të egër.

Çfarë sëmundje mund të shkaktojë?

Kampilobakterioza është sëmundja e shkaktuar nga infeksioni me Campylobacter.

Cilat janë simptomat?

Simptomat më të zakonshme klinike të infeksioneve me Campylobacter përfshijnë diarre (shpesh me gjak), dhimbje barku, ethe, dhimbje koke, të përziera dhe/ose të vjella. Simptomat zakonisht zgjasin 3 deri në 6 ditë.

Fillimi i simptomave të sëmundjes zakonisht ndodh 2 deri në 5 ditë pas infektimit me bakteret, por mund të variojë nga 1 deri në 10 ditë.

Infeksionet nga Campylobacter janë përgjithësisht të lehta, por mund të jenë fatale tek foshnjat, të moshuarit dhe individët me sistem të dobët imunitar.

Burimet dhe transmetimi

Llojet e Campylobacter janë të përhapura në shumicën e kafshëve me gjak të ngrohtë. Ato janë të përhapura në kafshët qeë shërbejnë si ushqim për njerëz si: shpendët, gjedhët, derrat, delet dhe strucat; dhe në kafshët shtëpiake, duke përfshirë macet dhe qentë. Bakteret janë gjetur edhe në butak.

Si përhapet infeksioni i kampilobakter në njerëz?

Rruga kryesore e transmetimit përgjithësisht besohet të jetë nga ushqimi, nëpërmjet mishit dhe produkteve të mishit të papjekur, si dhe qumështit të papërpunuar ose të kontaminuar. Uji ose akulli i kontaminuar është gjithashtu një burim infeksioni.

Kampilobakterioza është një zoonozë- një sëmundje që transmetohet tek njerëzit nga kafshët ose nga produktet shtazore. Shpesh, karkasat ose mishi, kontaminohen nga Campylobacter nga jashtëqitjet e kafshës gjatë therjes. Në kafshë Campylobacter rrallë shkakton sëmundje.

Mishi i papërpunuar i shpendëve shpesh është i kontaminuar me kampilobakter pasi bakteri mund të jetojë në zorrët e shpendëve të shëndetshëm. Gjendet edhe te derrat dhe gjedhët. Shumica e rasteve të infeksionit mendohet se rezultojnë nga trajtimi i shpendëve të papërpunuara ose ngrënia e mishit të shpendëve të të pagatuar sic duhet. Një mënyrë e zakonshme për përhapjen e infeksionit është kur shpendët e papërpunuara përgatiten në sipërfaqet e punës (duke përfshirë dërrasat e prerjes) që përdoren për të përgatitur ushqime që nuk gatuhen (p.sh. sallatat) pa u larë siç duhet në mes. Kontaminimi mund të kalojë më pas nga mishi i papërpunuar te ushqimet e gatshme për t’u ngrënë. Trajtimi i shpendëve të papërpunuara dhe më pas trajtimi i një ushqimi të gatshëm për t’u ngrënë, pa larë duart mund të rezultojë në kontaminim të ushqimit të gatshëm. Pirja e ujit të kontaminuar e të patrajtuar ose qumështi i papasterizuar mund të çojë gjithashtu në kampilobakteriozë.

Rekomandime për personat që trajtojnë ushqimet

OBSH ofron udhëzimet e mëposhtme për njerëzit që trajtojnë ushqimin:

Si përpunuesit profesionistë të ushqimit ashtu edhe ata shtëpiak duhet të jenë vigjilentë gjatë përgatitjes së ushqimit dhe duhet të respektojnë rregullat higjienike të përgatitjes së ushqimit.

Trajtuesit profesionistë të ushqimit që vuajnë nga ethe, diarre, të vjella ose lezione të dukshme të lëkurës të infektuara duhet të raportojnë menjëherë te punëdhënësi i tyre.

Pesë hapat kyc të OBSH-së për ushqim të sigurt shërbejnë si bazë për programet arsimore për të trajnuar perosonat qe trajtojne ushqimin dhe për të edukuar konsumatorët dhe janë veçanërisht të rëndësishme në parandalimin e helmimit nga ushqimi.

  • mbaje të pastër
  • veçoni ushqimet e papërpunuara nga ushqimet e gatuara
  • gatuaj tërësisht
  • mbani ushqimin në temperatura të sigurta
  • përdorni ujë të sigurt dhe lëndë të para.

Si të veprojnë konsumatorët?

Konsumatorët mund të mbrohen duke:

          përdorur qese të veçantë për paketimin e mishit papërpunuar gjatë blerjeve.

          larë duart me sapun para dhe pas përgatitjes ose trajtimit të shpendëve dhe mishit të papërpunuar.

          mos lani mishin e  zogjve të gatshëm për gatim (pasi kjo mund të përhapë Campylobacter nëpër kuzhinë)

          ngrirë mishin/shpendë e papërpunuar, pasi kjo redukton numrin e Campylobacter

          gatuar ne mënyre të plotë  të gjitha produktet e shpendëve (mishi është i gatuar siç duhet kur nuk është më rozë dhe lëngjet nga thellë brenda mishit rrjedhin të pastër)

          parandaluar  kontaminimin e kryqëzuar në kuzhinë duke mos përdorur të njëjtën dërrasë prerëse për mish të papërpunuar/shpendë dhe ushqime të tjera

          larë të gjitha dërrasave të prerjes, sipërfaqeve të punës dhe enëve me sapun dhe ujë të nxehtë pas përgatitjes së shpendëve dhe mishit të papërpunuar

          shmangur pirjen e qumështit të papasterizuar dhe ujit të pijshëm të patrajtuar

          duke u siguruar që njerëzit me diarre (veçanërisht fëmijët) të lajnë duart me sapun,  shpesh e me kujdes, për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së infeksionit

          larë duart me sapun pas kontaktit me kafshët shtëpiake dhe jashtëqitjet e tyre

Cituar nga:

https://www.efsa.europa.eu/en/topics/topic/campylobacter#:~:text=Raw%20poultry%20meat%20is%20often,most%20common%20source%20of%20infection.

(https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/campylobacter)

( https://www.fsai.ie/faq/campylobacter.html)