Titulli i projektit:

The Food Safety Project

Financuar nga:

Bashkimi Europian

Kosto e projektit:

4,998,058 Euro

Data e fillimit të projektit:

Janar 2019

Kohezgjatja:

48 muaj


Qëllimi i Projektit: Ky projekt ka për qëllim të forcojë më tej kuadrin ligjor, organizimin, kapacitetin e zbatimit dhe procedurat për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve , në mënyrë që të jetë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe përafrimin e Shqipërisë me standartet e BE.

Objektivi i Përgjithshëm i Projektit: Të kontribuojë në rritjen e mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve në çdo fazë të procesit të prodhimit të ushqimit, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe administrative në përputhje me axhendën e përgjithshme të reformës së administratës publike“.

Titulli i projektit:Ngritja e AKU ne Shqiperi
Financuar nga:Komisioni Europian, CARDS 2005
Kosto e projektit:3,0 milion €
Agjencia implementuese:Agriconsulting Europe S.A
Data e fillimit te projektit:Qershor 2007
Kohezgjatja:44 muaj

Qëllimi i Projektit: Ngritja e kuadrit institucional, ligjor dhe administrativ te sigurise ushqimore ne Shqiperi nepermjet:

  • Krijimit te AKU, (adoptimi i struktures, pershkrimi i funksioneve/posteve te punes, percaktimi i kritereve per emerimin e stafit, hartimi i rregullave te brendshme te funksionimit te Bordit Drejtues te AKU, etj.);
  • Hartimit te nje plani perafrimi te legjislacionit per sigurine ushqimore dhe pergatitjes per transpozim te disa rregulloreve sipas Acquis Communautaire;
  • Zhvillimit te resurseve humane nepermjet trajnimeve te inspektoreve ne qender dhe rajone;
  • Ngritjes se Sistemit te Informimit te Shpejte
  • Dizenjimit, ngritjes dhe berjes funksionale te bazes se te dhenave te AKU, ku do te regjistrohen te dhena per OBU.

 
Titulli i projektit:Konsolidimi i Sistemit te Sigurise Ushqimore ne Shqiperi
Financuar nga:Komisioni Europian, IPA 2009
Kosto e projektit:2,180,350.00 €
Agjencia implementuese:Agriconsulting Europe S.A
Data e fillimit te projektit:28 Mars 2011
Data e mbylljes:31 Mars 2014

Objektivi i përgjithshëm i projektit: Permiresimi i mbrojtjes konsumatore ndaj semundjeve me origjine ushqimore, si pasoje e implementimit dhe fuqizimit te standarteve europiane te sigurise ushqimore.

Qëllimi i projektit: Konsolidimi i kapaciteteve administrative te MBUMK dhe AKU , ne implementimin e politikave kombetare te sigurise ushqimore dhe zbatueshmerine e legjislacionit perkates te perafruar sipas acquis te BE-se.


 
Titulli i projektit:Fuqizimi i Institucioneve te Kontrollit Ushqimor ne Shqiperi
Përfitues:MBUMK
Kontraktor:Zyra Rajonale e OBSH per Europen
Data e fillimit të projektit:8 Prill 2009
Data e mbylljes:7 Prill 2012

Objektivi i përgjithshëm:
Mbeshtetja e zhvillimit te sistemit te sigurise ushqimore ne Shqiperi drejt nje kuadri teknik dhe menaxherial qe do te garantoje nje siguri ushqimore ne linje me legjislacionin e BE-se.

Qëllimi:
Arritja ne nivel qendror e akreditimit per disa lloje analizash qe kryen Instituti i Sigurise Ushqimore dhe Veterinare (ISUV),te nevojshme per te monitoruar rreziqe te rendesishme mikro-biologjike dhe kimike ne zinxhirin ushqimor.


 
Titulli i projektit:Punime per ndertimin dhe rehabilitimin e zyrave dhe laboratore rajonale te AKU
Financuar nga:IPA 2010- Komisioni Europian
Kosto e projektit:4.5 mln €
Data e fillimit të projektit:10 Shtator 2012
Kohëzgjatja:12 muaj

Objektivi i përgjithshëm: Fuqizimi dhe konsolidimi i strukturave administrative pergjegjese per garantimin e sigurise ushqimore ne Shqiperi, duke investuar ne infrastrukturen e zyrave dhe laboratoreve rajonale te AKU.

Qëllimi: Akomodimi definitiv i stafit te zyrave dhe laboratoreve rajonale te AKU, ne ambiente te posacme, te ndertuara sipas standarteve te BE.


 
Titulli i projektit:

Ristrukturimi dhe forcimi i rrjetit laboratorik te sigurisë ushqimore dhe veterinarisë ne Shqipëri” 

IPA 2013

(Korrik 2016 – Korrik 2019)

Financuar nga:IPA 2013- Komisioni Europian
Kosto e projektit:2.6 mln €
Data e fillimit të projektit:Korrik 2016
Kohëzgjatja:36 muaj

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM i këtij projekti 3-vjeçar është të lehtësojë dhe mbështesë kapacitetet administrative kombëtare për të siguruar nivele të përmirësuara të sigurisë ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor.

OBJEKTIVAT SPECIFIKE të projektit janë:

  1. Ngritja e një rrjeti laboratorik me kosto efektive të aftë për të siguruar informacion të besueshëm dhe në kohë për sigurinë e ushqimit dhe shëndetit të kafshëve dhe,
  2. Përmirësimi i kapacitetit të rrjetit laboratorik për të kryer monitorimin dhe analizën e ushqimit dhe produkteve ushqimore me referencë specifike në fushat e monitorimit të mbetjeve të pesticideve, diagnostikimin mikrobiologjik në ushqim dhe ushqim per kafshe, standardet e cilësisë së ushqimit, sëmundjet e kafshëve, në përputhje me përmirësimin e standardeve kombëtare.

Titulli i projektit:

Mbështetje për zhvillimin strukturor të sigurisë ushqimore – SAFIAL

Financuar nga:

Bashkëpunimi Italian

Kosto e projektit:

2,400,000 Euro

Data e fillimit të projektit:

Qershor 2021

Data e përfundimit të projektit:

Qershor 2024

Përshkrimi, objektivat e projektit dhe risqet

Rritja e aftësisë së autoriteteve shqiptare per rritjen e performances ne perdormances ne lidhje me inspektimin dhe kontrollet ne materialin bimor dhe produktet veterinare

Rritja e aftesise se AKU per te kryer inspektime efikase te mallrave qe hyjne ne portin e Durresit dhe nderhyrje permiresuese te infrastruktures ne laboratorin e Durresit.

Rritja e aftesise se Autoriteteve Shqiptare per te verifikuar nivelet e mbetjeve pesticide ne ushqimin me origjine bimore dhe aftesise per diagnostikimin e agjenteve te mundshem.

Forcim dhe organizim i sherbimit veterinar te Ministrise se Bujqesise.

Output-et e parashikuara të Projektit

Rritja e aftesise se AKU per te kryer inspektime efikase te mallrave qe hyjne ne portin e Durresit dhe nderhyrje permiresuese te infrastruktures ne laboratorin e Durresit.

Rritja e Aftesise se Autoriteteve Shqiptare per te verifikuar nivelet e mbetjeve pesticide ne ushqimin me origjine bimore dhe aftesite per diagnostifikimin e agjenteve te mundshem .

Forcim dhe organizim i shebimit veterinar te Ministrise se Bujqesise


Titulli i projektit:

FoodSafety4EU

Financuar nga:

HORIZON 2022 në bashkëpunim me CNR dhe ISPA BARI

Kosto e projektit:

3,000,000 euro , ku Shqiperia si vend partner është përfituese e 12,000 euro

Data e fillimit të projektit:

Janar 2021

Kohëzgjatja

36 muaj

 Qëllimi i projektit: Synon të hartojë dhe të zhvillojë një platformë multi-aktoriale, për të krijuar një rrjet bashkëpunimi ndërmjet konsumatorëve, kërkuesve shkencorë dhe vendimmarrësve politikë në nivel kombëtar, europian dhe ndërkombëtar, me qëllim funksionimin sa më të mirë të sigurisë ushqimore Ekspertët në sigurinë e ushqimit , ku vend partner është për herë të parë edhe Shqipëria po punojnë ngushtë me aktorët kryesorë me njohuri plotësuese në:

a) zhvillimin dhe strukturimin e proceseve pjesëmarrëse;

b) angazhimin, komunikimin dhe rrjetëzimin e palëve të interesit;

c) e-platformat, mjetet inteligjente, menaxhimi i të dhënave;

d) zbatimin e politikave të Sigurisë Ushqimore;

e) përfaqësimin e zërave nga industria ushqimore, konsumatorët dhe shoqëria civile

Objektivi i përgjithshëm i projektit: Sistemi aktual i sigurisë ushqimore europiane paraqet mangësi, kur i duhet të adaptohet me shpejtësi dhe në vazhdimësi me zhvillimet e zinxhirit ushqimor, duke sjellë në këtë mënyrë mungesë besimi te konsumatorët përballë autoriteteve të sigurisë ushqimore. Për rrjedhojë edhe Shqipëria si vend anëtar për t’u asociuar në komunitetin Europian dhe si vend në zhvillim paraqet po këto shqetësime që ka edhe komuniteti europian.

Për të lehtësuar këtë lloj bashkëpunimi, ndërmjet aktorëve të ndryshëm, projekti do të zhvillojë metoda me instrumente dixhitale për strukturimin e procesit të pjesëmarrjes, si dhe fushatave të komunikimit për të përfshirë në mënyrë aktive konsumatorët në sistemin e sigurisë ushqimore.

Objektivi i projektit FoodSafety4EU do të:

· ndihmojë në reduktimin e fragmemtarizimit të sistemit të sigurisë ushqimore, duke ngritur ura bashkëpunimi ndërmjet konsumatorëve, vendimmarrësve dhe kërkuesve shkencorë;

· mbështesë Komisionin Europian dhe Autoritetin e Sigurisë Ushqimore. Europiane (EFSA) për të përballuar problemet aktuale me sigurinë ushqimore edhe falë këshillimeve shkencore;

· mbështesë Komisionin Europian dhe Autoritetit e Sigurisë Ushqimore Europiane (EFSA) duke adresuar problemet aktuale të sigurisë ushqimore dhe duke dhënë rekomandimet e duhura;

· paraqesë një format të hapur dhe të disponueshëm të të dhënave sa i përket sigurisë ushqimore, për të rritur besimin e konsumatorëve kundrejt autoriteteve të sigurisë ushqimore;

· vë në dispozicion të dhënat e disponueshme në një format të hapur, me qëllim rritjen e besimit të konsumatorit kundrejt autoriteteve të sigurisë ushqimore.


Titulli i projektit:

MEDIET

Financuar nga:

në bashkëpunim me CIHEAM Bari

  

Data e fillimit të projektit:

Korrik 2022

Kohëzgjatja

në vazhdim

 Qëllimi i projektit:

Projekti MEDIET (Ndërtimi i Sistemeve të Qendrueshme dhe Elastike të Ushqimit në Zonën e Mesdheut), në bashkëpunim me CIHEAM Bari, konsiston në Promovimin e Dietës Mesdhetare, bazuar në shpërndarjen e njohurive dhe ndërtimin e modeleve të reja dietike për rajonin e Mesdheut.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të nxisë konkurrencën ndërmjet operatorëve të biznesit duke favorizuar aksesin në treg, si edhe në zonën ndërkufitare, nëpërmjet përmirësimit të teknikave të prodhimit dhe shpërndarjes, përshtatjen me standardet Europiane mbi cilësinë e produkteve, si edhe promovimin e produkteve tipike dhe tradicionale agro-ushqimore dhe të peshkimit. Rezultati përfundimtar synon përzgjedhjen e praktikave më të mira ndërmjet partnerëve dhe hartimin e politikës së harmonizuar ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe në zonën ndërkufitare, si edhe krijimin e shportës me produkte lokale agro-ushqimore dhe të peshkimit, nëpërmjet etiketimit “Food4Health” dhe eventeve promovuese.

Objektiva specifikë: Të hartojë procedurat dhe udhëzimet e përbashkëta mbi vlerësimin e vlerave ushqyese dhe shëndetësore në zinxhirin agroushqimor dhe të peshkimit.

Të garantojë shkëmibin e njohurive dhe gjetjen e zgjidhjeve novatore në forcimin e sistemit lokal të prodhimit.

Partnerët lokalë:

Shqipëri: MBZHR, Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë dhe Vlorë;

Itali: Rajoni Pulia – Sekretariati i Përgjithshëm i “Health Market Place”;

Mal i Zi: Ministria e Bujqësisë dhe Instituti i Biologjisë Detare.

Duke filluar nga korriku 2022, Shqipëria ka qenë përfaqësuese dhe koordinatore e Ballkanit për projektin MEDIET (Ndërtimi i Sistemeve të Qendrueshme dhe Elastike të Ushqimit në Zonën e Mesdheut). Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka luajtur rol kyç në implementimin e këtij projekti.

Puna me projektin nisi me identifikimin e farave autoktone shqiptare dhe materialeve shkencore përkatëse. Këto të dhëna, u përditësuan në sistem, së bashku me të dhënat e vendeve të tjera të rajonit.

Faza e dytë e projektit, konsiston në kampionimin e varieteteve autoktone të këtyre farave dhe analizimin e tyre pranë laboratorëve të CIHEAM, mbi vlerat dhe vetitë ushqyese.

Në përfundim të projektit, synohet hartimi i një katalogu me produktet vendase, promovimi dhe integrimi i tyre në dietën mesdhetare.