AKU nis fushatën kombëtare për ndërgjegjësimin e fëmijëve në shkolla.

Filluam sot Fushatën Kombëtare për Ndërgjegjësimin e brezave të ardhshëm mbi elementet kryesorë të sigurisë ushqimore nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me mbështetjen e Projektit për Sigurinë Ushqimore.

Shkolla 9-vjeçare “Mihal Grameno” hapi siparin e kësaj fushate, ku gjatë prezantimit dhe bashkëbisedimit të zhvilluar u theksua rëndësia e sigurisë ushqimore, leximi i etiketës së produkteve dhe afatit të përdorimit të tyre me qëllim ndërgjegjësimin e fëmijëve rreth të ushqyerit shëndetshëm.

Interesi i fëmijëve për ushqyerjen e shëndetshme, u tregua edhe nga interaktiviteti me pyetje për misionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mënyrës se si kontrollohen produktet ushqimore si dhe sigurinë e produkteve të blera nga shitësit ambulantë pranë ambienteve të shkollave.
Pyetje mbi konsumimin ose jo të produktit akullore pasi ka shkrirë dhe ngrirë sërish, pasojat dhe rrezikshmëria e alergjive nga produktet ushqimore, i dhanë më shumë dinamikë diskutimit.
Organizimi i lojërave argëtuese me bazë njohjen e alergjenëve shërbyen edhe më shumë për informimin dhe sensibilizimin e ambasadorëve të vegjël të sigurisë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.