AKU ushtroi 132 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme

 

AKU ushtroi 132 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme në: fabrika vaji, magazina ushqimore, përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, përpunim peshku, kategori e veçantë, furrë buke, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 24 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për ushqimi të pasigurtë, duke bllokuar një pjesë të aktivitetit të subjektit.
 
Gjithashtu është ndërprerë në mënyrë të menjëhershme aktiviteti i një operatori të biznesit ushqimor për cënim të sigurisë ushqimore dhe asgjësuar sasia e 7.358 ton produkte ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 5 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë, kryesisht në produkte me origjinë shtazore.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.