Takim AKU-Banka Botërore

Drejtori i Përgjithshëm i AKU zhvillon takim me ekipin e Bankës Botërore të ardhur në vendin tonë për një mision mbi angazhimin e dialogut në mbështetje të zhvillimeve të mëtejshme të sektorit bujqësor në Shqipëri.

Në takim u diskutua mbi çështjet kryesore dhe problematika të evidentuara në sektorin agro-përpunues për sa i përket standardeve të sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe në fushën fitosanitare. Gjithashtu u trajtuan edhe progrese të bëra përkundrejt Kapitullit 12 dhe negociatave për BE, duke u fokusuar edhe në drejtime ku është e nevojshme ndërhyrja për mbështetje konkrete në mënyrë që të adresohen boshllëqet e evidentuara.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.