Sot AKU ka kryer 168 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin

 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 46 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për mungesë rinovimi të librezës shëndetësore të personelit, për rinovim të analizës bakteriologjike të ujit, tejkalimit të afatit të planit DDD.
 
Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore.
 
 Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 32 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme