Znj. Radovani shpjegon hapat e AKU-së për për denoncimin e emisionit Stop

Përgjegjësja e sektorit të Informimit Publik dhe Koordinimit Ndërinstitucional në AKU, Znj. Pamela Radovani, shpjegon hapat e AKU-së për denoncimin e emisionit Stop.

“Në radhë të parë ju falenderojmë për indicien, ishte shumë i vlefshëm emisioni juaj për të vënë fokusin tek abuzuesit në ato pika çfarë parashikon ligji për të garantuar shëndetin e konsumatorit. Sot është dërguar në terren në subjektin që bëhet fjalë, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të Tiranës të AKU në mbështetje dhe me trupën monitoruese të Drejtorisë së Përgjithshme nga Njësia e Hetimit dhe Mashtrimit Ushqimor, janë në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe me Krimin Ekonomik. Aktualisht është diçka në proces, është në vazhdimësi kryerja e kontrollit zyrtar, janë atje të gjithë personat përgjegjës, edhe po kontrollohet me detaj duke filluar që nga inventarizimi i produkteve, kontrolli i gjithë dokumentacionit, gjurmueshmëria e produktit nga origjina e deri tek njësia e tregtimit. Padyshim që do merren mostra për testime laboratorike që do kryhen në laboratorin e Drejtorisë Rajonale të Tiranës. Nëse do kemi nevojë, padyshim laboratori i ISUV është suport. Dhe në momentin që do kemi gjetje konkrete për çfarë është konstatuar atje dhe pastaj për masat që do merren, do kemi një komunikim të dytë padyshim për t’ju informuar mbi rezultatin e AKU-së”.

Link:

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.