Sa kripë në ditë? Dhe pse duhet pasur kujdes nga mbi-përdorimi i kripës

Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë më shumë se një lugë çaji (6 gramë) në ditë, duke përfshirë kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara e të përpunuara. Jodizimi i kripës duhet të jetë universal, atje ku defiçenca jodike është endemike.

Prevalenca e lartë e hipertensionit dhe rritja e morbozitetit dhe mortalitetit nga sëmundjet cerebrovaskulare janë të lidhura me konsumin e tepërt të kripës.

Prandaj rekomandohet një limit përdorimi i saj deri në 6 gramë kripë në ditë. Shumica e njerëzve konsumojnë më shumë se kjo sasi, shpesh pa e ditur, sepse kripa është e fshehur në ushqimet të tilla si buka, djathi dhe ushqimet e përpunuara dhe të konservuara.

Disa rekomandime për konsumatorët:

Ushqimet e përpunuara duhet të jenë të etiketuara, nëse nuk janë, konsumatorët duhet të pyesin për përmbajtjen e kripës.

Produktet ushqimore që përmbajnë sasi të madhe kripe (të tymosura, të konservuara, të përgatitura në formë turshie), duhet të konsumohen në sasi të vogla dhe jo në mënyrë të rregullt dhe shpesh.

Duhet të rritet konsumi i ushqimeve me sasi të vogël kripe si zarzavateve dhe frutave.

Duhet të reduktohet sasia e kripës që shtohet gjatë gatimit apo procesit të përpunimit të ushqimeve.

Gjithashtu gjatë përpunimit të ushqimeve duhet të shtohen edhe ingredientë pikantë për ti bërë ato më të shijshme.

Burimi: IshP, Broshura “Rekomandime për Ushqyerjen | Data e botimit origjinal: 1 shtator 2008

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.