Sot AKU ka kryer 443 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ne zbatim te planit te punës por edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid, kanë kryer gjatë ditës së sotme inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 30 masa me paralajmërim përgjithësisht përgjithësisht për rinovim të planit të dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 16 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.

Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët  e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 197 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

U bë vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit ku kanë rezultuar se përdorimi i tyre bëhet në të gjitha subjektet  e monitoruara. U bë këshillimi i përfaqësuesit të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve të bëra, u bë këshillimi i qytetarëve në rrugë mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme