AKU ka kryer 594 inspektime dhe monitorime

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 14 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 75 mostra në monitorim të produktit qumësht.

AKU si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 600 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme