AKU kryen 210 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 210 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca Anti-Covid këmbëngul në çdo monitorim në biznese dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor për zbatim të përpiktë të protokolleve të sigurisë, në mbajtje të maskave si dhe në ruajtje të distancës, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë shtatë masa me paralajmërim në biznese ushqimore, për mos rinovim të librezave shëndetësore, mungesë të planit 3D, si dhe higjienizim të ambienteve të magazinimit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 36 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.

AKU është e pranishme në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme