AKU kryen 272 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 272 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca Anti-Covid vijon monitorimet nëpër të gjitha nivelet e sistemit arsimor dhe biznese për zbatimin e protokolleve të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 9 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të Planit 3D, mungesë të librezave shëndetësore, mos sistemim të ambienteve të prodhimit etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 24 mostra në monitorim të qumështit dhe të analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.

AKU vijon kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.