AKU kryen 352 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë ditës së sotme 352 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Gjatë inspektimeve nëpër biznese ushqimore janë dhënë 27 masa me paralajmërim, për arsye të mungesës së librezave shëndetësore, higjienizimit të ambienteve, mungesë të shërbimit 3D, mungesë të rinovimit të analizave të ujit etj.
Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 38 mostra, për monitorim të qumështit, ashtu edhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në garantim të sigurisë ushqimore, vijon punën pandërprerë në të gjithë vendin.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme