EFSA lancon fushatën në Evropën jug-lindore “Stop etheve afrikane të derrit”

EFSA ka filluar një fushatë të madhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndihmuar ndalimin e përhapjes së etheve afrikane të derrit në Evropën jug-lindore.

Fushata synon vendet që EFSA i ka identifikuar në vitin 2019 si një ‘rajon shqetësues’ për shkak të afërsisë me vendet ku ethet afrikane të derrit janë të pranishme. Këto vende ‘shqetësuese’ janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Sllovenia.

Fushata do të plotësojë përpjekjet e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe Organizatave të tjera ndërkombëtare për të punuar mbi zhdukjen e sëmundjes në Evropë.

Çfarë janë ethet afrikane të derrit?

Ethet afrikane të derrit (EAD) janë një sëmundje virale që ndikon tek derrat e butë dhe derrat e egër. Virusi nuk është i dëmshëm për njerëzit, por ka shkaktuar probleme ekonomike të rëndësishme në shumë vende. Aktualisht nuk ka vaksinë ndaj EAD, kështu që një shpërthim i tij mund të rezultojë në therje të një numri të madh të derrave në fermat e zonave të prekura.

Objektivat dhe audienca

Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e EAD në këto nëntë vende. Synohet për personat që janë në kontakt me derrat e butë dhe të egër, siç janë fermerët dhe gjahtarët. EFSA bashkëpunon angazhohet me organizata veterinare, shoqata gjahtarësh, grupe fermerësh, zyrtarë të doganave, policia kufitare, qeveria, operatorë turistikë dhe udhëtarë.

Dallimi, parandalimi dhe raportimi

Për arsye se një shpërthim i EAD mund të ketë efekte shkatërruese, dallimi, parandalimi dhe raportimi janë kyç për të kufizuar këtë sëmundje. Këto janë edhe fjalët kyçe të fushatës.

Do të shpërndahen informacione dhe info-grafike dhe për më shumë të dhëna në lidhje me këtë çështje, në vijim gjeni link-un: www.efsa.europa.eu/StopASF

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme