AKU kryen 589 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Kërkohet vëmendje maksimale nga Grupet e Task Forcës në zbatim të përpiktë të Protokollit të Sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 3 masa administrative në subjekte të ndryshme ushqimore.

Një sasi prej 13 kg mish viçi është bllokuar si i papërshtatshëm për konsum, pasi është gjendur pa vulë dhe certifikatë veterinare, për rrjedhim është dhënë edhe masë administrative.

Gjithashtu janë dhënë dhe 2 masa administrative të tjera, për mungesë të kushteve higjieno-sanitare dhe bllokim të aktivitetit deri në plotësimin e kritereve ligjore.

Në inspektime janë dhënë paralajmërime në disa subjekte për mungesë të rinovimit të librezave të ujit, Planit DDD, si dhe higjienizim të sallës pritëse të kafshëve.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 35 mostra kryesisht në monitorim të fruta-perimeve për mbetje pesticidesh.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtje të konsumatorëve.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.