AKU kryen 802 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar intensivisht inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet si pjesë e Taks-Forcës kundër përhapjes së Covid -19. Në çdo monitorim kërkohet që nga bizneset të zbatohet me përpikmëri protokolli i sigurisë kundër përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Nga kontrollet e kryera janë dhëna masa administrative me paralajmërim, për mungesë të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, planit 3D etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 15 mostra qumështi dhe fruta-perime për kryerjen e analizave laboratorike.

AKU do të vijojë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.