Drejtori i Përgjithshëm  i AKU në Durrës, Lili: Jeta dhe shëndeti i konsumatorëve prioriteti ynë

Në sajë të bashkëpunimit me projektin për Sigurinë Ushqimore të financuar nga BE-ja, AKU-ja ka vijuar shpërndarjen e materialeve mbrojtëse si mbështetje dhe bashkëpunim me subjektet ushqimore për t’i ardhur sadopak në ndihmë në zbatimin e masave të marra nga qeveria shqiptare.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z.Robert Lili, ka qenë i pranishëm në shumë subjekte ushqimore në Durrës, duke monitoruar nga afër zbatimin e masave të marra kundër përhapjes së COVID-19 ku në mënyrë simbolike dhuroi disa materiale mbrojtëse në disa subjekte ushqimore.

Z.Lili , theksoi se respektimi i të gjitha masave të vendosura dhe forcimi i mëtejshëm i tyre është detyrë e çdo subjekti ushqimor, ndaj kërkoi forcimin e bashkëpunimit për të shmangur ndëshkimet ndaj çdo shkeljeje të mundshme.

“Jeta dhe shëndeti i konsumatorëve është prioriteti kryesor i AKU-së, askush që cënon interesin e përbashkët nuk do të tolerohet, ndaj të bëjmë më të mirën e mundshme për ta mbrojtur atë”,-tha Z.Lili.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme