Drejtori i Përgjithshëm i AKU ndjek nga afër zbatimin e masave anti-COVID nga OBU-të në qarkun e Lezhës

Në sajë të bashkëpunimit me projektin për Sigurinë Ushqimore të financuar nga BE-ja, AKU-ja ka vijuar shpërndarjen e materialeve mbrojtëse si mbështetje dhe bashkëpunim me subjektet ushqimore për t’i ardhur sadopak në ndihmë në zbatimin e masave të marra nga qeveria shqiptare.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Z. Robert Lili ka qenë i pranishëm duke monitoruar nga afër zbatimin e masave të marra kundër përhapjes së COVID-19 në subjekte të ndryshme ushqimore në qarkun e Lezhës ku në mënyrë simbolike dhuroi disa nga materialet mbrojtëse.

Z. Lili nga ana e tij theksoi se respektimi i të gjitha masave të vendosura dhe forcimi i mëtejshëm i tyre është detyrë e çdo subjekti ushqimor, ndaj kërkoi forcimin e bashkëpunimit për të shmangur ndëshkimet ndaj çdo shkeljeje të mundshme.

Jeta dhe shëndeti i konsumatorëve është prioriteti kryesor i AKU-së, askush që cënon interesin e përbashkët nuk do të tolerohet, ndaj të bëjmë më të mirën e mundshme për ta mbrojtur atë.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme