AKU kryen 756 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së me fokus të pandërprerë sigurinë ushqimore, kanë kryer gjatë gjithë ditës 756 inspektime dhe monitorime në kuadër të Taks-Forcës anti Covid.

Gjatë inspektimeve janë vendosur 3 masa administrative.
Është vendosur 1 masë administrative për moszbatim të masave anti COVID në një subjekt “bar kafe”, në një subjekt tregtim akullore, pas rezultatit pozitiv të analizave për enterobakterie. Gjithashtu në një subjekte të përpunimit të qumështit baxho, pas rezultateve zyrtare të analizave është vendosur masa administrative, si dhe ndalim të pjesshëm të aktivitetit për prodhimin e djathit kackavall.
Për sasinë prej 137,6 kg ështe marrë masë për asgjësim.

Në kuadër të Planit të Marjes së Mostrave janë marrë 41 mostra kryesisht në monitorimin e qumështit si dhe në perime për analizimin e mbetjeve pesticideve.

AKU është cdo ditë në terren në mbrojtje të shëndetit të jetës së konsumatorëve.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.