AKU kryen 274 inspektime dhe monitorime

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin.

Gjatë monitorimeve të ditës së sotme, një vend të rëndësishëm kanë zënë kopshtet dhe çerdhet të cilat kanë rifilluar aktivitetin. Është vërejtuar se këto institucione kanë respektuar me rigorozitet të gjitha masat e marra, që nga kushtet higjieno-sanitare, dokumentacioni i duhur dhe të gjitha masat e tjera që i përkasin protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.

Bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave, janë marrë 42 mostra për monitorimin e qumështit, për analizimin e përmbajtjes së ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike.

AKU është e pranishme çdo ditë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.