AKU kryen 300 inspektime dhe monitorime

Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar punën me inspektime dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës, kundër përhapjes së Covid-19. Këshillohen dhe orientohen bizneset ushqimore që të vazhdojnë të respektojnë protokollin e sigurisë, në zbatimin e tij dhe sidomos në mbajtjen e distancimit fizik gjatë blerjeve.

Bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave janë marrë 55 mostra për monitorimin e qumështit, si dhe në perime për monitorim pesticidesh.

Është vendosur një masë administrative ndaj një subjekti, pasi nga analizimi i farës së misrit, rezultoi me fuqi mbirëse 78% nën normën e lejuar.

Është asgjësuar një sasi prej 156 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human me kërkesë të vetë biznesit.

AKU është e pranishme çdo ditë në terren në mbrotje të shëndetit të konsumatorit dhe sigurisë ushqimore.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.