AKU kryen 499 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet bazuar në legjislacionin në fuqi si edhe monitorimet në kuadër të task-forcës kundër përhapjes së COVID-19.

Në vazhdimësi të Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 67 mostra në të gjithë vendin për kryerjen e analizave laboratorike.

Gjatë kontrolleve kanë vijuar orientimet dhe këshillimet ndaj biznesit ushqimor për disponimin e plotë të dokumentacionit të sigurisë ushqimore si edhe në monitorime kundër përhapjes së COVID-19, ku vërehet një ndërgjegjësim në masë të lartë i bizneseve ushqimore.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.