AKU kryen 216 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet në terren, duke këshilluar dhe orientuar bizneset ushqimore për disponim të plotë të dokumentacionit të sigurisë ushqimore.

Gjatë monitorimeve në kuadër të Taks -Forcës kundër përhapjes së Covid-19 vërehet se nga bizneset në masë të madhe respektohen protokollet e sigurisë, në përdorim të maskave, dorezave, desinfektantëve, xhamave mbrojtës apo edhe mbajtjen e distancës fizike.

Gjithashtu gjatë inspektimeve janë asgjësuar 12.222 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit, si dhe janë marrë 21 mostra për analizim.

AKU do të vazhdojë të jetë e pranishme në terren në garantim të sigurisë ushqimore si dhe shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.