DRAKU Korçë vijon monitorimin dhe kontrollet në terren në përgjigje të situatës së krijuar në vend nga COVID-19

 

Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Korçë, në kuadër të shtimit të masave të marra për të përballuar me sukses situatën e vështirë të krijuar nga përhapja e COVID-19, ka vijuar kontrollet dhe monitorimin e situatës në terren, me qëllim këshillimin dhe orientimin e subjekteve dhe tregtarëve për forcimin e kushteve të sigurisë ushqimore.

Kontrollet dhe monitorimi u kryen në markatën e qytetit, tregun e shumicës së fruta-perimeve, supermarkete dhe furra buke, subjekte të cilat tregtojnë produktet bazike dhe që lejohen të ushtrojnë aktivitetin duke respektuar masat dhe kufizimet e vendosura në vend.

Kushtet higjenike si dorezat, maskat, shmangia e rradhëve të gjata të klientëve apo kushte të veçantam të cilat garantojnë ushqim të sigurt dhe mbrojnë shëndetin e konsumatorëve, mbeten fokusi i veprimtarisë inspektuese në këto ditë.

Në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi, abuzimi me çmimet dhe rritja e tyre pa kriter kanë qenë në vëmendjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku në monitorimet e kryera u kërkua më shumë ndërgjegjësim. Është koha për solidarizim dhe jo abuzim,

 

❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.