AKU pjesë aktive e diskutimeve, në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

 
Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ishte tema kryesore e diskutimeve, në Konferencën me temë “Barrierat tregtare Kosovë-Shqipëri-Maqedonia e Veriut“, të oganizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim dhe me Dhomat e Tregtisë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e që mblodhi bashkë personalite të nivelit të lartë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri, Kosovë, përfaqësues të Institucioneve, ambasadave, organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, si dhe bizneset nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
 
Në diskutime u cilësua shumë i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal, duke u theksuar që konferenca dhe aktivitete të përbashkëta duhet të shtohen edhe më shumë, sepse në këtë mënyrë rriten edhe mundësistë për afrim me njëri- tjetri, duke e rritur komunikimin dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave reciproke.
Pjesë e panelit diskutues ishte dhe Drejtori i Menaxhimit të Riskut pranë Pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri, Z. Azbi Arapi, i cli nënvizoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona për lehtësirat që duhet t’i krijohen biznesit në rajon bazuar kjo në korrektësi të ligjit, por për të shmangur vonesat në pikat e Kalimit Kufitar. Qëllimi kryesor i takimeve të tilla, shërben në rritjen e reciprocitetit të mardhënieve tregtare ndërmjet vendeve të rajonit, që të mirëkuptohen si shenjë barazie dhe jo si masë kundërvënie.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.